Deklarohet trajneri i Milanit, pas humbjes turpëruese nga Atalanta

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e ka pranuar se skuadra e tij gaboi në gjithçka që prej fillimit në humbëjn turpëruese 5:0 kundër Atalantës.

Josip Ilici me dy gola, Alejandro Gomez, Mario Pasalic dhe Luis Muriel me nga një i ndihmuan Atalantës ta shkatërrojë Milanin dhe ta mbyllë në mënyrë festive vitin 2019 të dielën në Bergamo, raporton Gazeta Express.

Milani e mbylli vitin 2019 me humbjen më të thellë në histori të klubit që prej vitit 1998, kur ishte dërrmuar 5:0 nga Roma.

“Është e qartë se ky nuk mund të jetë Milani i vërtetë, sepse ne treguam paraqitje të forta në ndeshjet e kaluara. Edhe ne duhet ta marrim një pjesë të fajit, sepse bëmë gabime dhe duhet të punojmë. Këta nuk mund të jemi ne”, tha Piolo pas ndeshjes.

“E nisëm ndeshjen pa përkushtimin e duhur dhe pa mprehtësi. Kur e ke qasjen gabim, është e vështirë të rikthehesh. I lejuam shumë hapësirë Atalantës, e cila është në mesin e skuadrave më të mira në Itali e madje në Evropë sa i përket intensitetit dhe agresivitetit”, shtoi ai. /Gazeta Express/