FIFA do ta shtyjë vendimin për zgjedhje të qyteteve nikoqire të KB 2026

Federata botërore e futbollit (FIFA) do ta shtyjë vendimin për zgjedhje të qyteteve në të cilat do të luhen ndeshjet e Kampionatit botëror në vitin 2026, për shkak të pandemisë së koronavirusit, transmeton Rojters.

Botërori në vitin 2026 do të mbahet në tre vende – SHBA, Kanada dhe Meksikë. SHBA-ja do të prezantojë 17 qytete-kandidate për nikoqire, Kanadaja dhe Meksika nga tre. Vendimi duhej të sillej në mars, por për shkak të pandemisë, takimi i FIFA-s u ricaktua për më 7 korrik.

Tani vendimi sërish do të shtyhet për disa javë.

FIFA do të zgjedhë 16 nga 23 qytetet e propozuara për të qenë nikoqire të ndeshjeve, përderisa duhet të ulet vetëm numri i qyteteve amerikane. /MIA