Kufiri mes dy shteteve më të banuara australiane, Viktoria dhe Uellsi i Ri Jugor, prej sot do të jetë i mbyllur, me qëllim që të parandalohet përhapja e Kovid-19, deklaroi kryeministri i shtetit Viktoria, Daniel Endrus.
Kjo është hera e parë në 100 vitet e fundit të mbyllet kufiri – për herë të fundit kur ndodhi kjo ishte në vitin 1919, gjatë epidemisë së gripit spanjoll.
Numri i njerëzve të infektuar me koronavirus u rrit në ditët e fundit në Melburn, kryeqytet i shtetit Viktoria, për Ç’arsye autoritetet rekomandonin distancim të ashpër në 30 paralagje dhe urdhëruan nëntë rrokaqiej të jenë në karantinë të plotë.
Mbyllja e kufirit mes dy vendeve do të fillojë të martën në orën 11:59 sipas kohës lokale.
Përmdryshe, Viktoria, e cila kufizohet me Australinë Jugore, paraprakisht e mbylli atë kufi.