BE-ja me qëllim për të ndërmarrë ligje më të ashpra kundër monopoleve

Bashkimi Evropian ka ndër mend të ndërmarrë numër të madh të masave të reja në mënyrë që të sigurohet se kompanitë më të mëdha amerikane (si Google, Amazon dhe Fejsbuk) i respektojnë ligjet e monopolit si dhe të sigurojnë ata t’i paguajnë të gjitha tatimet e tyre. Këtë e deklaroi komisarja Margret Vestager, kumtoi Uollstrit Xhurnall.

Vestager, e cila është përgjegjëse për konkurrencën dhe zhvillimin e ekonomisë digjitale, bëri thirrje për rregullim më të ashpër të punës së atyre koorporatave në BE.

“Këto janë një sërë pyetjesh. Nuk është prëfshirë me vetëm një legjislaturë”, tha komisarja.

Vestager theksoi nevojën për “respektim të kujdesshëm të ligjeve për konkurrencë”, si dhe zhvillim të standardeve të reja në atë sferë. Ajo theksoi se kompanitë për të cilat bëhet fjalë duhet të jenë përgjegjëse për publikim të materialit të ndaluar në rrjetet e tyre.

Paraprakisht, autoritetet e BE-së kundër monopolit filluan hetime për një numër të madh të kompanive amerikane./MIA