Specialja fton një ish-pjesëtar të UÇK-së

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistë ish-pjesëtarin e UÇK-së, Afrim Bytyqin.

Lajmin është bërë i ditur nga kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

“Sapo u njoftova se është ftuar nga Gjykata Speciale veterani i luftës së UÇK-së Afrim Bytyqi nga Kishnica”, shkruan ai në Facebook.