Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela dhe ai Alternativës, Afrim Gashi kanë takuar sot në Prishtinë kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, shkruan gazeta LAJM.
“Sela dhe Gashi takuan Kurtin në selinë e Vetëvendosjes, kurse temë e bisedës ka qene forcimi i bashkëpunimit të metutjeshëm mes këtyre subjekteve, bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, kanë deklaruar burime partiake brenda takimit.
Vetëvendosja e Albin Kurtit tani ka dalë edhe publikisht me përkrahje të hapur për koalicionin Aleanca-Alternativa, duke e vlerësuar këtë koalicion si opsionin më të mirë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
“Sot së bashku me partnerin e koalicionit, Ziadin Sela, realizuam një takim me mikun tonë të vjetër, kryetarin e LVV, Albin Kurti. Biseduam për procesin zgjedhor në RMV, ndërsa theksuam se shqiptarëve ku do që ndodhen në trojet e tyre, më shumë se kurrë më parë, ju nevojitet një elitë e re politike.
#TashËshtëKoha #Voto5“, shkruan kryetari i Alternativa, Afrim Gashi.
Filloi takimi vëllazëror Kurti-Sela-Gashi, VV
Filloi takimi vëllazëror Kurti-Sela-Gashi, VV fuqimisht përkrah koalicionin ASH-AAA! (VIDEO)
Posted by Lajm TV on Thursday, July 2, 2020