Fauci: Rritja e rasteve të reja me koronavirus, për shkak të neglizhencës së masave

Director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases Dr. Anthony Fauci wears a face mask as he waits to testify before a House Committee on Energy and Commerce on the Trump administration's response to the COVID-19 pandemic on Capitol Hill in Washington on Tuesday, June 23, 2020. (Kevin Dietsch/Pool via AP)

Rritja e papritur e numrit të personave të infektuar me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara është shkaktuar kryesisht nga injorimi i rekomandimeve për të ruajtur distancën fizike dhe mbajtjen e maskave, tha eksperti kryesor i administratës amerikane për sëmundje infektive, Anthony Fauci.

Epidemiologu kryesor amerikan tha se rritja e përditshme e rasteve të infeksionit është më e theksuar në shtetet federale jugore dhe perëndimore, të cilat nuk kanë ndjekur rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për të pritur derisa infeksioni të hapet para se të hapet ekonomia.