Shekerinska: Zaev gëzon besimin më të madh tek maqedonasit dhe shqiptarët

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev është politikani që në Maqedoni gëzon besim më të lartë tek qytetarët, si tek maqedonasit po ashtu edhe tek shqiptarët, deklaroi kandidatja e koalicionit “Mundemi” për deputete në njësinë zgjedhore 5, Radmilla Shekerisnka. Ajo për këtë gjë foli pasi në Debatin Zgjedhor në TV21 u hap tema për idenë e BDI-së për kryeministër shqiptar, ndërsa Shekerinska tha se nëse flitet për mbështetje sipas përkatësisë etnike, atëherë Zaevi do të duhej të mbështetej me konsensus nga të gjithë./TV21