Qytetarët e Maqedonisë së Veriut shpenzojnë mbi 10 miliardë denarë në produktet vendore për një vit

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut shpenzojnë
më shumë para për produktet e huaja sesa për ato vendore. Nga korriku i vitit
të kaluar, deri në mesin e këtij muaji, 10.8 miliardë denarë janë shpenzuar për
produktet vendore dhe 19.7 miliardë denarë për produktet e importuara.
Ky është qarkullimi i regjistruar përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime”, pra në
llogaritë e skanuara të qytetarëve në periudhën nga korriku i vitit të kaluar deri
në mesin e këtij muaji.
Sipas të dhënave të Drejtorisë për të Ardhura Publike në muajt korrik, gusht,
shtator dhe tetor, qarkullimi nga produktet vendore ishte rreth 700 milionë,
ndërsa nga dhjetori i vitit të kaluar deri në prill të këtij viti, janë shpenzuar mbi
një miliard denarë.
Për produktet e huaja në atë periudhë më shumë u shpenzuan në muajt korrik,
tetor, shkurt dhe mars, si dhe në qershor. Në muaj të caktuar, ata shpenzuan
mbi gjashtë miliardë denarë për të blerë produkte të importuara.
Përmes masës TVSH-ja Ime, e cila filloi në muajin korrik të vitit të kaluar deri në
mars të këtij viti, qytetarëve iu është rikthyer TVSH-ja prej 10.7 milionë eurove.
Qytetarët morën 15 për qind të TVSH-së së llogaritur në produktet që blenë,
ndërsa së fundmi qeveria bëri ndryshime për kthimin e TVSH-së në produktet
maqedonase prej 20 për qind dhe për importimin e produkteve me 10 për
qind.
Qëllimi është të inkurajojmë blerjen e produkteve vendase, si dhe të
stimulojmë konsumin dhe kështu të ndihmojmë ekonominë e vendit dhe të
mbrojmë vendet e punës, është vendosur edhe kartela pagesore vendore.
Kartelën do ta marrin 320 mijë qytetarë, ndërsa masa është në vlerë prej 28
milionë euro. Bankat në mënyrë intensive punojnë në dhënien, ndërsa deri më
tani mbi 50 mijë qytetarë tashmë e morën dhe e shfrytëzojnë për blerjen e
produkteve vendore.
Kartelën e japin nëntë banka, pjesën më të madhe 280 mijë do ta japin NLB
Banka, Banka Komerciale dhe Stopanska Banka. NLB Banka do t’i dorëzojë deri
në adresat e shtëpive, ndërsa të tjerat do t’i informojnë shfrytëzuesit se kur dhe
në cilën ekspoziturë do të mund t’i marrin. Disa të tjera, gjithashtu, do t’i
dërgojnë në adresa të shtëpive.
Edhe nga Qeveria edhe nga bankat u bëjnë thirrje qytetarëve që të informohen
për kartelën pagesore përmes ueb-faqes së bankave dhe koll qendrave të tyre,
që të mos krijohen turma në banka dhe të shkaktohet rrezik nga përhapja e
virusit.
Masa Kartela pagesore vendore është pjesë e pakos së masave të treta të
Qeverisë, ndërsa qëllimi është që të ndikohet në amortizimin e goditjes ndaj
ekonomisë, gjegjësisht përballje më të mirë me goditjen ndaj ekonomisë si
rezultat i ngadalësimit të aktivitetit ekonomik.
“Tani kur jemi në fazën e rihapjes së të gjitha kapaciteteve të cilat ishin mbyllur
nevojitet që ta përforcojmë konsumin vendor. Krahas asaj që do të stimulohet
konsumi privat do të jepet mbështetje financiare e qytetarëve me qëllim që të
njëjtat në periudhë të shkurtër kohore t’i shpenzojnë këto mjete te sektorët e
prekur”, deklaroi ministrja e Financave, Nina Angellovska.
Qytetarët do t’i shfrytëzojnë kartelat për blerje të produkteve dhe shërbimeve
vendore. Mund të përdoren në hotele, pushimore, agjenci turistike, objekte
hotelierike, restorante, supermarkete, shitore të ushqimit, furra, mobilie,
produkte për amvisëri, librari, pajisje sportive, veshmbathje, barnatore, sallone
të bukurisë…
Në objektet shitëse do të vendosen në vend të veçantë ose do të shënohen,
ndërsa si produkte vendore konsiderohen vetëm ato të cilat në deklarata është
treguar se produkti është prodhuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për
qarkullimin e produkteve dhe shërbimeve vendore, personat juridikë dhe fizikë
japin faturë fiskale e cila përmban linjë për qarkullim të përgjithshëm të
realizuar nga produktet vendore me tekst “qarkullim nga produkte vendore”, i
përllogaritur tatimi i vlerës së shtuar nga produkte vendore i treguar për nga
normat tatimore dhe vlerë të përgjithshme të tatimit të vlerës së shtuar nga
produktet vendore.
Kartelat mund të shfrytëzohen edhe për shitje on-line përmes faqeve të
internetit ku gjithashtu duhet tregtarët veçanërisht t’i ndajnë produktet dhe
shërbimet vendore dhe t’i shënojnë me etiketa “BLEJ NGA VENDI”, si dhe të
njoftojnë në vend që shihet në faqen e parë të faqes së internetit.
Kartelën pagesore vendore të gjithë qytetarët të cilët i përmbushin kriteret
duhet ta marrin më së voni deri më 18 korrik, ndërsa mjetet duhet të
shfrytëzohen më së voni deri më 15 gusht.