Ende pa filluar zyrtarisht fushata parazgjedhore, në terren ka filluar retorika parazgjedhore edhe atë me tone të larta folkloriste. Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje ka dalë me slloganin për kryeministrin e parë shqiptar, ndërsa në disa paraqitje publike janë përplasur edhe me LSDM-në, partnerin aktual qeverisës. Si kryetari i BDI-së, ashtu edhe shumë zyrtarë të tjerë të kësaj partie kanë lëshuar akuza në adresë të oponentëve të tyre duke thënë se në këto zgjedhje shqiptarët duhet të bashkohen rreth idesë së tyre për kryeministër shqiptar dhe shpesh herë akuzojnë se ata që nuk pranojnë këtë thirje janë me Zoran Zaevin ose partitë e tjera maqedonase.
Por të gjitha këto thirrje dhe akuza vijnë pikërisht nga partia e cila zgjedhjet e fundit lokale realizoi një bashkëpunim të ngushtë me LSDM-në, duke marrë mbështetje të kësaj partie për kandidatët e tyre dhe duke i mbështetur ata kandidatët e LSDM-së. Personalisht kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ishte angazhuar në fushatën e kryetares aktuale të Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Në tubimin e BDI në sheshin e Tetovës, përveç Zaevit mori pjesë edhe ish ministr i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski. Më pas Zaev takoi edhe Ali Ahmetin, ndërsa në atë takim në mbështetje të BDI-së ishte i pranishëm edhe një nga figurat e shërbimit të sigurimit shtetëror, Mile Zeçeviq. Për dallim nga fushata aktuale kur Ahmeti flet për kryeministër shqiptar dhe bën fushatë patriotike, në atë kohë Ahmeti fliste për bashkëveprim ndëretnik.
Por jo vetëm Shilegov kishte ftuar të mbështetet Ganiu. Përderisa ky i fundit sot kërcënon Shilegovin se edhe kryetari i Shkupit mund të jetë shqiptar, tre vite më parë, kishte qenë vetë lider i tij, Ali Ahmeti ai që kishte ftuar në Saraj të mbështetet Shilegov.
BDI ka përfituar nga mbështetja e LSDM-së edhe në shumë komuna të tjera. Personalisht ish kryeministri Zoran Zaev kishte marrë pjesë edhe në tubimet e kryetarin aktual të Komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe kandidatëve të tjerë të kësaj partie./SHENJA/