Hotelet “Resort Mavrovë” gati për pranimin e mysafirëve

Tre hotelet, në pronësi të “Resort Mavrovë”, janë plotësisht të dezinfektuar dhe të gatshëm për të pritur mysafirë. Nga menaxhmenti i kompanisë sigurojnë që janë marrë të gjitha protokollet për qëndrim të sigurt dhe akomodim.

“Ne jemi të gatshëm të mirëpresim të gjithë mysafirët që duan të kalojnë kohën në male. Për të përgatitur hotelet tona (Hotel Bistra, Hotel Sport, Hotel Lloxh) për pritjen e mysafirëve, kemi pastruar dhe dezinfektuar të gjitha dhomat dhe hapësirat me ndihmën e kompanisë Ekotip”, thotë Alen Omeragiq, menaxher i “Resort Mavrovë”.

Dezinfektimi i dhomave në hotele u krye me teknologjinë më moderne dhe ndihmën e gjeneratorit të zgjuar të ozonit Ozoair, i cili eliminon të gjitha aromat, bakteret dhe viruset në ajër.

Omeragiq, thekson se para përdorimit të Ozoairit është bërë pastrim i plotë i të gjitha dollapëve dhe sirtarët, gjë që lejon që ozoni të dezinfektojë hapësirën njëqind për qind dhe është standard më i lartë i higjienës, se sa pastrimi i zakonshëm i plotë.

“Resort Mavrovë” dy vjet më parë, investoi në pajisje moderne për reshje bore dhe borë artificiale dhe aktualisht po përgatiten për përmbajtje të reja për të shijuar verën.

Kompania ka treguar përgjegjësi shoqërore dhe ka mundësuar që tre hotele të shndërrohen në karantinë shtetërore për njerëzit që kthehen në vend përmes fluturimeve të organizuara dhe punonjësve që kujdesen për qëndrimin e tyre.