Një orë punë vlen sa një gjevrek dhe një jogurt! Paga minimale nuk mjafton as për të përballuar shpenzimet e jetesës

Sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, një orë punë me pagë minimale vlen rreth 150 denarë – aq sa kushtojnë një gj evrek dhe një jogurt.

Ndërkohë, shpenzimet e jetesës gjatë dy viteve të fundit janë rritur për rreth 8.500 denarë, ndërsa pagat janë rritur maksimumi për 3.000 denarë.

Nënkryetari i Lidhjes së Sindikatave, Ivan Peshevski, vlerëson se një familjeje i nevojiten rreth 100.000 denarë në muaj për të përballuar shpenzimet bazë.

Sindikatat fillimisht kërkonin që paga minimale të arrinte në 600 euro, ndërsa tani vlerësojnë se për një jetë dinjitoze nevojiten të paktën 800 euro.

Nga ana tjetër, punëdhënësit propozojnë që pagat të llogariten sipas orëve të punës, ndërsa sindikatat kërkojnë garanci për të ardhurat minimale dhe pagesën e drejtë të orëve shtesë.

Realiteti është i hidhur: çmimet rriten, shpenzimet rëndojnë, ndërsa paga minimale gjithnjë e më pak mjafton për të siguruar jetesën.