Analizat bakteriologjike kanë zbuluar prani të shtuar të baktereve koliforme në ujin e çezmave publike “Tasino Çesmiçe”, në komunën Qendër të Shkupit, ndaj qytetarëve u është bërë apel që të mos e përdorin ujin për pije.
Sipas rezultateve të analizave të kryera nga Qendra e Shëndetit Publik – Shkup dhe të dorëzuara në Komunën Qendër, uji nga të dy çezmat publike, ajo e majta dhe e djathta, nuk i plotëson standardet ligjore dhe profesionale për ujë të pijshëm.
Për këtë arsye, nga Komuna Qendër u bëhet thirrje qytetarëve që të mos e konsumojnë ujin nga këto çezma deri në publikimin e rezultateve të reja të analizave, të cilat do të konfirmojnë nëse uji është i sigurt për
Lajme Alarm në Shkup: Zbulohen baktere në ujin e “Tašino Çesmiçe”, qytetarëve u...



