Prokuroria Publike ka aktivizuar procedurën për koordinim urgjent në rastin e gruas nga Gostivari, e cila pas një rrahjeje brutale u dërgua në Qendrën Klinike në Shkup në gjendje kërcënuese për jetën.
Prokuroria njofton se po ndërmerren veprime për mbledhjen e provave, ndërsa në procedurë janë përfshirë edhe policia dhe Qendra për Punë Sociale. Kualifikimi juridik i veprës do të përcaktohet në bazë të provave të siguruara.
Gruaja, sipas raportimeve, është gjetur pa vetëdije nga ekipet e Ndihmës së Shpejtë, me lëndime në kokë dhe kraharor, si dhe deformime në fytyrë.
Bashkëshorti i saj është arrestuar dhe dërguar në stacion policor.





