Deputeti Mile Cekov ka dorëzuar propozim për ndryshimin e Ligjit për tatimin e automjeteve, me të cilin parashikohet ulje e ndjeshme e detyrimeve financiare gjatë importit të veturave.
Propozimi përmban dy masa kryesore:
– Heqjen e të ashtuquajturit tatim mbi luksin për veturat me vlerë deri në 20.000 euro.
– Heqjen e taksës për emetimin e dioksidit të karbonit (CO₂) për automjetet që plotësojnë standardin ekologjik EURO 6 ose më të lartë.
Sipas përllogaritjeve të Cekovit, për importimin e një veture me vlerë prej 15.000 eurosh dhe standard EURO 6, qytetarët, në vend të 6.000 deri në 7.000 eurove, do të paguanin rreth 2.700 euro.
Kjo do të nënkuptonte kursim prej 3.000 deri në 4.000 euro për një veturë të importuar.
Me ndryshimet e propozuara synohet lehtësimi i barrës financiare për qytetarët dhe stimulimi i importit të automjeteve me standarde më të larta ekologjike.
Megjithatë, bëhet fjalë për një propozimligj që ende duhet të kalojë procedurën parlamentare për të hyrë në fuqi./Sitel





