Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, po qëndron në Ohër në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, që zhvillohet në kuadër të Iniciativës Brdo-Brijuni.
Ajo mbrëmë mori pjesë në darkën e përbashkët të liderëve pjesëmarrës nga rajoni.
Në pamjet e shpërndara nga kjo darkë, e cila parapriu fillimin e Samitit të sotëm, presidentja Shiroka-Pula shihet përballë ushtruesit të detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Çupiq, përcjell INA.
Sipas informacioneve të deritanishme, të dy kanë shkëmbyer biseda, por nuk janë bërë të ditura detaje rreth përmbajtjes së tyre.
Samiti i Iniciativës Brdo-Brijuni organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Nataša Pirc Musar dhe Zoran Milanović, ndërsa nikoqire e takimit në Ohër është presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.
“Iniciativa Brdo-Brijuni synon të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe t’i lehtësojë përpjekjet e vendeve të rajonit në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”, u tha në njoftimin e Presidencës së Kosovës.



