Tronditëse në Shkup: Të rritur dyshohet se abuzuan seksualisht me një të mitur nga shtëpia e kujdesit!

Një rast i rëndë i abuzimit të dyshuar seksual ndaj një të mituri është raportuar në Shkup. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), bëhet fjalë për një djalë të mitur nga një institucion për përkujdesje të fëmijëve, i cili paraprakisht ishte larguar nga institucioni.

Më 25 nëntor, në orën 14:10, institucioni e ka paraqitur rastin në polici, duke raportuar se i mituri, në një banesë, kishte pasur marrëdhënie seksuale me disa persona të rritur.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e rrethanave.