Banka serbe “Poštanska štedionica” deri mbrëmë në orën 20:00 u ka paguar depozituesve të Alta Bankës së falimentuar 200,44 milionë euro në kundërvlerë në dinarë, që përbën 58,94 për qind të shumës së përgjithshme të depozitave të siguruara, të parashikuara për kompensim.
Mjetet për kompensimin e depozituesve janë siguruar nga Agjencia për Sigurimin e Depozitave, ndërsa banka ka njoftuar se po rrit kapacitetet përmes angazhimit të degëve mobile dhe personelit shtesë, në përputhje me nevojat e klientëve.
Për shkak se të gjitha terminet për pagesa në degën e Luçanit janë rezervuar deri më 15 dhjetor, atje është angazhuar një degë mobile, e cila u shërben nga 36 deri në 40 klientëve shtesë në ditë. Prania e saj, fillimisht e parashikuar për pesë ditë, mund të zgjatet në varësi të interesimit.
Përveç Luçanit, një degë mobile është dërguar edhe në Sombor.
Sipas bankës, sistemi i rezervimit të termineve mundëson planifikimin në kohë të pagesave, monitorimin e fluksit të klientëve dhe shpërndarjen e përshtatshme të burimeve njerëzore.





