Kryeministri Hristijan Mickoski sonte në Bruksel do të takohet me krerët e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, Antonio Costa dhe Kaja Kallas, në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor.
Mickoski pret që samiti të rikonfirmojë perspektivën evropiane të rajonit dhe të përshpejtojë procesin e integrimit.
Ai nuk pajtohet me vlerësimet se Shqipëria dhe Mali i Zi janë përpara Maqedonisë në rrugën drejt BE-së, duke pretenduar se vendi është ndër liderët në realizimin e reformave.
“Refuzojmë të diskutojmë për çështjet dypalëshe si pengesë në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, deklaroi Mickoski.
Megjithatë, ai shprehu gatishmëri për dialog me vendet me të cilat Maqedonia ka çështje të pazgjidhura, duke pretenduar se nga pala tjetër mungon interesi





