Studentët kërkojnë 200 denarë për vakt, ministrja llogarit vetëm 156

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, deklaroi se sipas llogaritjeve të fundit, subvencioni ditor për ushqimin e studentëve duhet të rritet nga 140 në 156 denarë, bazuar në inflacionin.
Por organizatat studentore kërkojnë 200 denarë në ditë, duke vlerësuar se shuma aktuale nuk mbulon as shpenzimet për një vakt. Për këtë çështje janë ngritur edhe tri padi ndaj Ministrisë së Arsimit, ndërsa vendimi përfundimtar pritet nga Gjykata Administrative.
Ndërkohë, Qeveria po përgatit një model të ri me aplikacion mobil, përmes të cilit studentët do të përfitonin zbritje prej 20 për qind në blerjen e ushqimit. Kryeministri Mickoski ka përmendur mundësinë e zbritjeve nga 5 deri në 50 për qind.
Për momentin, studentët vazhdojnë të marrin 140 denarë në ditë, ndërsa modeli i ri mund të nisë nga 1 tetori 2027.