Jurisprudenca në shqip, Kasami sfidon ZNAM-in: Fillkovi nuk është më ministër, qëndrimi në Qeveri është problemi juaj!

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka reaguar ndaj kundërshtimeve të ZNAM-it për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke vlerësuar se kjo parti përmes deklaratave të tilla po përpiqet të fitojë hapësirë politike.

Kasami theksoi se VLEN-i ka marrëveshje me kryeministrin Mickoski për zgjidhjen ligjore të kësaj çështjeje, e cila pritet të kalojë në Kuvend pas rekomandimit pozitiv të Komisionit të Venecias.

“Është problem i tyre se a do të vazhdojnë të jenë në Qeveri”, deklaroi Kasami në emisionin “Verdict” në TVM2.

I pyetur për kundërshtimet e ish-ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, Kasami u përgjigj shkurt: “Prandaj nuk është më ministër”.