Ish-kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ka mohuar raportimet se ishte përfshirë në një aksident trafiku.
Përmes një reagimi në Facebook, Shilegov sqaroi se automjeti i tij kishte ngecur në baltë, në një trotuar të gërmuar, dhe se miqtë dhe disa kalimtarë e kishin ndihmuar për ta nxjerrë.
Sipas tij, automjeti u nxor për më pak se dhjetë minuta, pas së cilës vazhduan rrugën për të pirë kafe.
Shilegov theksoi se nuk ka pësuar lëndime dhe se as automjeti nuk është dëmtuar, përveçse duhet pastruar nga balta. Ai falënderoi të gjithë ata që i dolën në ndihmë dhe shprehën shqetësim për gjendjen e tij.



