Rrihet brutalisht 67-vjeçarja në Pallankë, dyshohet familja që kishte problemet me lopët

Një grua 67-vjeçare nga fshati Drenjë i Kriva Pallankës ka pësuar lëndime të rënda trupore, përfshirë një frakturë, pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga tre persona, ish-pronarë të lopëve që prej muajsh kanë shkaktuar probleme në këtë rajon.

Sipas MPB-së, ngjarja është denoncuar më 21 nëntor, ndërsa shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë dëmi i shkaktuar nga bagëtitë.

Kryetari i Komunës së Kriva Pallankës, Sashko Mitovski, reagoi ashpër, duke kërkuar ndërhyrje urgjente të institucioneve dhe përgjegjësi për personat e përfshirë.

“Çfarë tjetër duhet të ndodhë që qytetarët të ndihen të sigurt? Pse këta persona vazhdojnë të jenë të lirë dhe a po i mbron dikush?”, pyeti Mitovski.