“Popull shtetformues” sipas Ramës, “20 për qind” sipas Kushtetutës!Rama sërish i provokon shqiptarët!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në deklaratën e tij për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, i cilësoi ata si popullsi shtetformuese, duke theksuar se kanë të gjitha mundësitë për t’u përfaqësuar.

Por deklarata e Ramës tingëllon më shumë si një përshkrim politik sesa si pasqyrim i realitetit kushtetues në Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët, pavarësisht rolit të tyre historik, politik dhe shoqëror, vazhdojnë të përballen me terminologjinë kushtetuese të përqindjes, e cila zëvendësoi emërtimin shqiptar në një pjesë të dispozitave kushtetuese.

T’i quash shqiptarët popull shtetformues është një deklaratë që tingëllon mirë, por çështja nuk është vetëm te fjalët dhe deklaratat politike. Ajo që ka rëndësi është statusi juridik, barazia reale dhe përfaqësimi që garantohet e zbatohet në institucione.
Në këtë kontekst, kontrasti mes deklaratës së Ramës dhe formulimeve kushtetuese në Maqedoninë e Veriut mbetet një realitet që nuk zgjidhet me deklarata, sado të bujshme të jenë ato.