olitika e besueshme e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe anëtarësimin e plotë të vendeve nga rajoni, si qëllim kryesor nga procesi i inkuadrimit, janë pjesë e raportit për Ballkanin Perëndimor, që parlamenti Evropian do ta miratojë të premten.
Raportuesi i PE për Ballkanin Perëndimor Tonino Picula deklaroi se me këtë dokument dërgon mbështetje të fuqishme nga Parlamenti Evropian drejtë procesit të zgjerimit, si një ndër politikat më të suksesshme strategjike të BE-së.
“Zgjerimi është instrumenti ynë më efektiv i politikës së jashtme që kontribuon në përhapjen e vlerave të BE-së, ruajtjen e paqes dhe prosperitetit dhe përforcimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut në të gjithë Evropën”, deklaroi Picula.
Përpara votimit të raportit, Picula tha se ky dokumenti potencohet me faktin se anëtarësimi i plotë i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interes të BE-së dhe rajonit.
Picula shtoi se raporti bën thirrje një datë për fillimin e bisedimeve inkuadreuse për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë, mbyllje më të shpejtë të kapitujve negociues të Serbisë-Malit të Zi dhe krijimin e një buxheti të duhur për politikën e zgjerimit.
“Zgjerimi është një element i domosdoshëm i besueshmërisë dhe ndikimit të BE-së në rajon dhe më gjerë. Mund të ndikojmë globalisht vetëm nëse jemi të besueshëm në rrethin tonë të afërt”, përfundoi Picula./MIA