Ambasada Amerikane shpërndan postimin e Grenellit: Shtëpia e Bardhë hap dyert për zhvillim ekonomik dhe investime

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës e ka shpërndarë postimin e të përzgjedhurit special për ta ndihmuar dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka thënë se mundësia e ofruar nga Shtëpia e Bardhë hap dyert për zhvillim ekonomik dhe investime.

Grenell ka theksuar SHBA-të shpresojnë që liderët në Kosovë dhe Serbi ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të kthehen në dialog dhe po ashtu të nisin një periudhë të re të stabilitetit dhe prosperitetit, njofton Klan Kosova.

“Kjo mundësi e ofruar nga Shtëpia e Bardhë hap dyert për zhvillim ekonomik dhe investime. SHBA-të shpresojnë që liderët në Kosovë dhe Serbi ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të kthehen në dialog, dhe po ashtu të nisin një periudhë të re të stabilitetit dhe prosperitetit. Njerëzit e këtyre regjioneve nuk meritojnë asgjë më pak”.