Kamioni i mbeturinave e tërhoqi 100 metra, shoferi vazhdoi punën edhe për tri orë

Një vajzë 17-vjeçare, Teodora Miruna, humbi jetën në Bukuresht pasi u godit nga një kamion për grumbullimin e mbeturinave, i cili e tërhoqi zvarrë rreth 100 metra.

Shoferi 26-vjeçar nuk ndaloi pas aksidentit, por vazhdoi të zbrazte kontejnerët në lagje edhe për tri orë të tjera, derisa policia e lokalizoi dhe e ndaloi.

Ai pretendoi se nuk e kishte vërejtur vajzën, duke thënë se ajo mund të kishte qenë në këndin e vdekur të kamionit.

Teodora ishte nxënëse e vitit të tretë të gjimnazit dhe anëtare e grupit teatror të shkollës. Vdekja e saj ka tronditur nxënësit dhe prindërit në Bukuresht. Shoferi po hetohet në gjendje të lirë.