Nëpunësit e Njësisë Doganore Shkup 3 kanë parandaluar importin e 2,8 tonëve kripë të pajodizuar, të deklaruar në mënyrë të pasaktë si kripë industriale.
Sipas njoftimit të zëvendësministrit të Doganave Mustafa Dautit, importuesi, një kompani prodhuese e produkteve ushqimore, kishte deklaruar se kripa do të përdorej për qëllime industriale. Megjithatë, kontrolli doganor zbuloi se bëhej fjalë për kripë pa jod, importi i së cilës është i ndaluar.
E gjithë sasia është asgjësuar në deponinë Drislla, me vendim të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ndërsa ndaj personave të dyshuar është iniciuar procedurë përkatëse.
Dauti thekson se kontrollet doganore synojnë parandalimin e mashtrimeve dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.





