Çmimet po rriten, por Qeveria nuk ndërhyn – Durmishi: Inflacioni është nën kontroll!

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, deklaroi se aktualisht nuk ka nevojë për masa të jashtëzakonshme për uljen e çmimeve, pasi, sipas tij, inflacioni dhe çmimet janë nën kontroll.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, inflacioni vjetor në tetor ishte 3,3%, ndërsa kostoja e jetesës u rrit për 0,7% krahasuar me muajin paraprak.

Durmishi paralajmëroi vazhdimin e kontrolleve në markete, te distributorët dhe importuesit, duke mos përjashtuar masa shtesë në rast të shkeljeve.

Për vitin e ardhshëm janë planifikuar 44,4 milionë euro për masa punësimi, si dhe lehtësime administrative për bizneset e vogla dhe të mesme.