Aksion i madh policor kundër prostitucionit në Kosovë: Mes të kontrolluarve edhe gra nga Maqedonia!

Policia e Kosovës ka zhvilluar operacionin “Vjeshta 2026”, gjatë të cilit janë kontrolluar 102 lokale, janë mbyllur 15 prej tyre dhe janë arrestuar tetë persona për kundërvajtje që lidhen me prostitucionin.

Operacioni, i zhvilluar nga 3 deri më 17 nëntor, përfshiu lokale me muzikë live dhe qendra masazhi. Mes personave të identifikuar ishin edhe tri shtetase nga Maqedonia e Veriut.

Të arrestuarit janë katër meshkuj nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe katër femra nga Brazili dhe Kolumbia. Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba, ndërsa për shtetaset e huaja janë vendosur edhe masa dëbimi.

Policia njoftoi se gjatë operacionit nuk është identifikuar asnjë viktimë e trafikimit me qenie njerëzore.