Një vajzë e mitur është sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare në zonën e Bit Pazarit në Shkup, ndërsa gjatë sulmit është përdorur edhe një objekt i fortë.
Rastin në polici e ka denoncuar nëna 33-vjeçare e vajzës, më 18 nëntor, rreth orës 21:45.
Sipas denoncimit, vajza është sulmuar nga xhaxhai i saj, i identifikuar me inicialet M.F.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.





