„Krimi i bashkon, politika i ndan“ – Ahmeti: Kriminelët shqiptarë, maqedonas e serbë bashkëpunojnë më mirë se politikanët

Ahmeti: Kriminelët maqedonas, shqiptarë dhe serbë bashkëpunojnë më mirë se politikanët

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se rrjetet e krimit të organizuar në Ballkan bashkëpunojnë më mirë se politikanët dhe popujt e rajonit, pavarësisht dallimeve etnike dhe kufijve shtetërorë.

Ahmeti këtë deklaratë e bëri gjatë një panel-diskutimi të organizuar nga Qendra Analitike „Abdylakim Ademi“, ku u diskutua për rreziqet nga trafikimi i drogës dhe krimi i organizuar.

„A nuk është droga rrezik për të gjithë ne? Sot, për fat të keq, kriminelët bashkëpunojnë dhe janë multietnikë. Tragjedia qëndron në faktin se popujt dhe politikanët që i përfaqësojnë, maqedonasit, shqiptarët dhe serbët, nuk bashkëpunojnë për të ndërtuar një Ballkan paqësor dhe një të ardhme të sigurt“, deklaroi Ahmeti.

Ai theksoi se bashkëpunimi rajonal ndërmjet përfaqësuesve politikë është i domosdoshëm për të luftuar sfidat e përbashkëta të sigurisë, veçanërisht trafikun e drogës dhe krimin e organizuar.