Policia zbarkon në “Makstil” në Shkup – dyshime për krim ekologjik!

Një aksion policor po zhvillohet në ambientet e kompanisë së prodhimit të çelikut “Makstil” në Shkup, nën dyshimet për vepra të mundshme penale që lidhen me ndotjen e mjedisit.

Sipas MPB-së, policia po kontrollon mostra të tokës dhe lëndë të para, për të verifikuar dyshimet për krim ekologjik.

Aksioni po realizohet nga Njësia për Krim Ekonomik dhe Korrupsion e SPB-Shkup, në bazë të informacioneve operative dhe me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup.

Nga MPB paralajmërojnë se hollësi të tjera do të publikohen pas përfundimit të kontrolleve.