Vaksina e personalizuar ruse kundër kancerit po jep rezultate inkurajuese. Pacienti i parë me melanomë e ka përfunduar trajtimin dhe aktualisht nuk ka shenja të metastazave.
Terapinë e nisi në prill 2026, ndërsa dozën e fundit e mori në shtator. Megjithatë, efektiviteti afatgjatë duhet të konfirmohet përmes monitorimit disa vjeçar.
Rusia planifikon që deri në fund të vitit 2026 vaksinën ta aplikojë te 20 pacientë, ndërsa gjatë vitit 2027 edhe te 100 të tjerë.
Shkencëtarët po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të saj edhe kundër kancerit të mushkërive, gjirit, veshkave dhe pankreasit. Ekspertët theksojnë se nevojiten studime të mëtejshme për të vërtetuar sigurinë dhe efektivitetin e saj.



