Në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për rastin “Lotaria Shtetërore”, ku të akuzuar janë ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, ish-drejtori Perparim Bajrami dhe gjashtë persona të tjerë.
Seanca u përqendrua te kompetencat e Byrosë për Furnizime Publike dhe Ministrisë së Financave në procedurën e blerjes së terminaleve videolotarie.
Ekspertja Anita Popovska konfirmoi se për këtë furnizim ishin paguar gjithsej 596.125.511 denarë, ndërsa për operatorin e tretë ekonomik nuk ishin konstatuar kontrata, dërgesa, fatura apo pagesa.
Sipas aktakuzës, tetë të akuzuarit dyshohet se, duke tejkaluar autorizimet zyrtare, i kanë shkaktuar dëm Lotarisë Shtetërore në këtë vlerë.
Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm. Gjykimi vazhdon.





