Një projektligj i ri për automjetet në Maqedoninë e Veriut parasheh gjobë prej 100 eurosh për pronarët e automjeteve që ndryshojnë numrin e telefonit dhe nuk e njoftojnë institucionin kompetent.
Dispozita është pjesë e ndryshimeve të propozuara ligjore dhe ende nuk përbën detyrim të miratuar.
Sipas propozimit, ndryshimi i numrit të telefonit ose adresës elektronike duhet të paraqitet brenda tri ditësh në një stacion të autorizuar të kontrollit teknik.
Parashihen edhe ngjitëse elektronike për kontrollin e regjistrimit, sigurimit dhe kontrollit teknik. Heqja, dëmtimi apo bartja e tyre në automjet tjetër mund të dënohet me 500 euro.
Ndryshimet janë ende në procedurë kuvendore dhe nuk kanë hyrë në fuqi.





