Arsovski paralajmëron: Provimi i jurisprudencës në shqip mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme!

Analisti politik Petar Arsovski vlerëson se përplasjet brenda koalicionit qeverisës për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe mund të bëhen shkak për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas tij, gjithçka do të varet nga përllogaritjet politike të VMRO-DPMNE-së dhe nëse zgjedhjet në pranverë do t’i siguronin një mandat më të fuqishëm.

“Nëse përllogaritja shkon në favor të zgjedhjeve, kontesti për provimin e jurisprudencës lehtë mund të bëhet shkak për to”, deklaroi Arsovski për Press24.

Ai nuk përjashton mundësinë që përplasja të mbetet vetëm një debat politik për konsum elektoral.