EVN kërkon punëtorë në Shkup – ja kushtet dhe afati i aplikimit!

Kompania EVN ka shpallur konkurs për punësimin e elektromontuesve në Shkup, ndërsa afati i aplikimit është deri më 23 nëntor 2026.

Të punësuarit do të angazhohen në mirëmbajtjen e rrjetit elektrik, leximin dhe ndërrimin e njehsorëve, kontrollin e lidhjeve elektrike, shkyçjen dhe rikyçjen e konsumatorëve, si dhe eliminimin e defekteve.

Kandidatët duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm elektroteknik, shkalla IV, drejtimi energjetikë. Përparësi do të kenë ata me kualifikime shtesë për punë nën tension, provim profesional për pajisje energjetike dhe njohuri kompjuterike.

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës zyrtare të karrierës së EVN-s.