E RËNDË: Burri rrah brutalisht bashkëshorten në shtëpinë e tyre, ajo pëson lëndime të rënda

SPB-ja e Koçanit ka ngritur kallëzim penal ndaj B.O. (43) nga Koçani, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “lëndim i rëndë trupor”.

Sipas policisë, më 5 shtator 2026, në shtëpinë familjare, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Rasti është proceduar nga Njësia e Punëve të Brendshme në Koçan.