15-vjeçari nga Dellçeva ngacmonte seksualisht një vajzë 11-vjeçare, e kërcënoi dhe e detyroi t’i dërgonte fotografi eksplicite

Një rast shqetësues i abuzimit ndaj një të miture është raportuar në Dellçevë të Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit të policisë, një 15-vjeçar dyshohet se kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme, pa pëlqimin e saj, vajzën 11-vjeçare, të cilën më pas e kishte kërcënuar dhe detyruar të fotografohej e t’i dërgonte fotografi me përmbajtje eksplicite.

Rastin në polici e ka denoncuar nëna e vajzës, 31-vjeçare, dje rreth orës 12:45.

Për ngjarjen janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale në Dellçevë.

Policia bëri të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrojë kallëzim përkatës.