Një veturë e markës “Volvo”, me targa të Shkupit, ka përfunduar në ujërat e cekëta të Detit Egje në Greqi, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Pamjet janë publikuar nga faqja “Rruga drejt Greqisë”, e cila e ka komentuar ngjarjen me humor: “Kur vetura jote e do aq shumë Greqinë, saqë fillon të notojë vetë!”
Ende nuk dihen rrethanat se si automjeti përfundoi në det dhe nëse është ndërmarrë ndonjë ndërhyrje për nxjerrjen e tij.
Burimi: Press24




