Një 69-vjeçar nga Gostivari përballet me kallëzim penal pasi dyshohet se ka sulmuar vëllanë e tij me një mjet të mprehtë.
Ngjarja ka ndodhur më 28 korrik të këtij viti, ndërsa rasti është raportuar nga Njësia e Punëve të Brendshme në Gostivar.
Kundër 69-vjeçarit është ngritur kallëzim penal për veprën „rrezikim i sigurisë“.





