Tufa qensh në rrugët e Shkupit, qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve

Qytetarët alarmojnë për praninë e tufave të qenve endacakë në dy lokacione të frekuentuara në Shkup: pranë Stacionit Hekurudhor dhe shkollës fillore „Ljubен Lape“ në Aerodrom.

Shqetësimi është veçanërisht i madh pranë shkollës, ku çdo ditë kalojnë shumë fëmijë dhe prindër.

Qytetarët kërkojnë nga institucionet kompetente të ndërhyjnë sa më parë, për të garantuar sigurinë e njerëzve dhe trajtimin human të kafshëve. skopjeinfo.mk