ZNAM ia shuan festën VLEN-it: Ende s’keni fituar asgjë!

Partia ZNAM ka reaguar ndaj euforisë së VLEN-it për përdorimin e gjuhës shqipe në drejtësi, duke e cilësuar shpalljen e fitores si të parakohshme.
Sipas ZNAM-it, Qeveria ka miratuar vetëm informacionin për kërkimin e një mendimi profesional nga Komisioni i Venecias dhe jo ndonjë vendim përfundimtar për ndryshimin e kornizës ligjore.
Nga kjo parti theksojnë se ende nuk ka ndryshime konkrete në funksionimin e sistemit gjyqësor dhe se çështja nuk duhet të përdoret për marketing politik.
ZNAM u bën thirrje përfaqësuesve të VLEN-it të mos krijojnë pritshmëri të parakohshme te qytetarët, duke kërkuar respektimin e procedurave ligjore dhe kushtetuese.