Klientët e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut, të cilët nuk posedojnë kartela bankare, nga sot mund të tërheqin para edhe në sportelet e Tetovës dhe Strumicës, përveç atyre në Manastir.
Sipas njoftimit të Bankës Popullore, qytetarët mund të tërheqin deri në 20.000 denarë në sportele, ndërsa pagesat në të tria qytetet po zhvillohen pa pengesa dhe sipas orarit të përcaktuar.
Në Strumicë është regjistruar një vonesë e shkurtër në fillim të ditës së punës për shkak të organizimit logjistik, por më pas procesi ka vazhduar normalisht.
Nga kjo javë, limiti javor për tërheqjen e parave dhe pagesat me kartelë rritet nga 10.000 në 15.000 denarë.
Banka Popullore njofton se pagesat në sportele do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, ndërsa situata po monitorohet vazhdimisht për të garantuar shërbimin e rregullt dhe mbrojtjen e interesave të klientëve.





