Mbi 2.100 amendamente për Ligjin e Prokurimeve Publike, pushteti tërhiqet nga neni që kundërshtoi presidentja!

Gjithsej 2.158 amendamente janë dorëzuar për ndryshimet në Ligjin e Prokurimeve Publike, të cilat presidentja Gordana Siljanovska-Davkova refuzoi t’i dekretojë për shkak të një dispozite të kontestueshme.

Shumica parlamentare ka propozuar fshirjen e nenit 13, ndërsa pjesa më e madhe e amendamenteve të tjera janë dorëzuar nga LSDM-ja opozitare.

Presidentja kundërshtoi dispozitën që do të mundësonte rizgjedhjen pa kufizim të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Ankesa në Prokurimet Publike.

Sipas saj, një zgjidhje e tillë rrezikon përqendrimin e pushtetit dhe ndikimin mbi vendimmarrjen për shpenzimin e fondeve publike.

Ligji pritet të shqyrtohet sërish në seancën parlamentare të 10 nëntorit, pas vetos së presidentes.