Siguria detare globale, ndikim me rëndësi në qeverisjen e oqeaneve

Në Simpoziumin e 7-të mbi Bashkëpunimin Detar Global dhe Qeverisjen e Oqeaneve, të zhvilluar në Sanya,Qendra “Huayang” publikoi raportin mbi Bashkëpunimin Detar Global dhe Qeverisjen e Oqeaneve.

Simpoziumi, i cili u hap të premten dhe përfundon të dielën, ka mbledhur rreth 400 përfaqësues nga më shumë se 30 vende dhe rajone. Aktiviteti është organizuar bashkërisht nga disa institucione, përfshirë Institutin Kombëtar për Studimet e Detit të Kinës Jugore dhe Qendrën “Huayang”.
“Raporti mbi sigurinë detare globale 2025–2026” përmbledh kontributet e nëntë ekspertëve të çështjeve detare nga institute studimore të vendeve të ndryshme, përfshirë Kinën, Shtetet e Bashkuara, Belgjikën, Australinë dhe Malajzinë.

Duke marrë si pikënisje Detin e Kinës Jugore, raporti analizon se si zhvillimet në këtë rajon ndikojnë në sigurinë detare globale dhe në qeverisjen e oqeaneve.

Në raport vihet gjithashtu në pah përpjekjet e Kinës për ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë në Detin e Kinës Jugore.