Një incident i ri ka shqetësuar qytetin polak të Krakovit, ku policia ka përdorur armët e zjarrit ndaj një 23-vjeçari që lëvizte me thikë në dorë në pjesën jugperëndimore të qytetit.
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 03:00 të mëngjesit. Sipas policisë, fillimisht janë shkrepur të shtëna paralajmëruese, ndërsa më pas njëri nga policët ka qëlluar në drejtim të të riut, por pa e goditur.
Pas të shtënave, 23-vjeçari ka hedhur thikën dhe është arrestuar, më pas është dërguar në spital. Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka persona të lënduar.
Zëdhënësja e policisë së rajonit të Malopolska-s ka sqaruar se rasti nuk ka lidhje me të shtënat masive të një dite më parë në sheshin kryesor të Krakovit, ku humbën jetën gjashtë persona.
Sipas informacioneve fillestare të policisë, 23-vjeçari dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.
Rajon-Botë Incident i ri në Krakov: (Poloni) Policia qëllon me armë ndaj 23-vjeçarit...



