Mashtrim në Gostivar: Gruaja humb 10 mijë denarë pas një telefonate të rreme

Një grua nga Gostivari ka rënë pre e mashtrimit telefonik nga një person i panjohur, i cili e ka bindur të paguajë 10.000 denarë në një llogari bankare, duke i thënë se paratë po i kërkonte djali i saj, i cili gjoja ndodhej në burg.
Sipas SPB-së Tetovë, personi e ka telefonuar gruan dhe i ka thënë se djali i saj kërkon 10.000 denarë. Duke besuar se bëhej fjalë për një kërkesë të vërtetë, ajo i ka transferuar paratë.
Por mashtrimi nuk ka përfunduar me kaq. I njëjti person e ka telefonuar sërish, këtë herë duke e kërcënuar dhe duke i kërkuar edhe 10.000 denarë të tjerë.
Gruaja e ka denoncuar rastin në polici, ndërsa SPB Tetovë njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e tij dhe identifikimin e autorit.