Trupat e pajetë të Darko Malishit, i njohur si “Darkan”, dhe tezes së tij Milica janë gjetur në një shtëpi në fshatin Barakovac, pranë Foçës, në Bosnjë Hercegovinë. Dyshohet se Malishi fillimisht e ka vrarë tezen dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Sipas informacioneve jozyrtare të mediave lokale, krimi dyshohet të jetë kryer me armë të ftohtë.
Policia ka hyrë në shtëpi pasi një e njohur e familjes kishte raportuar se nuk kishte pasur kontakt me ta që nga 22 tetori, ndonëse më parë komunikonin dhe takoheshin çdo ditë.
U bë i njohur si sozia e Arkanit
Darko Malish u bë i njohur në opinionin publik pasi një fotografi e tij pranë varrit të Zheljko Razhnatoviq – Arkanit u shpërnda me shpejtësi në internet.
Për shkak të ngjashmërisë fizike me Arkanin, ai mori nofkën “Darkan”. Në atë kohë, fotografia kishte nxitur spekulime në rrjetet sociale se Arkan ishte ende gjallë dhe kishte vizituar varrin e vet.
Malish kishte shpjeguar se kishte shkuar te varri i Arkanit për t’i ndezur një qiri, me këshillën e një murgu, duke mohuar se synonte të tërhiqte vëmendjen mediatike.
Rajon-Botë Tragjedi në Bosnjë: “Darkan”, sozia e Arkanit dyshohet se vrau tezen dhe...



